image Perez: Askush nuk mund t'ia marrë Benzemas Topin e Artë, e gjithë bota e di këtë

Futboll

Perez: Askush nuk mund t’ia marrë Benzemas Topin e Artë, e gjithë bota e di këtë

news image

Real Madridi fitoi edhe zyrtarisht titullin e La Ligas pas triumfit ndaj Espanyolit 4-0.

Madrilenët fituan titullin për herë të 35-të në histori, së paku nëntë më shumë sesa përcjellësi i dytë, që është Barcelona me 26 tituj të La Ligas, transmeton Sinjali Sport.

Karim Benzema ishte njëri nga realizatorët e fitores 4-0, duke shënuar golin e fundit të ndeshjes pasi u inkuadrua në pjesën e dytë

Sulmuesi francez arriti golin e tij të 26-të në La Liga dhe të 42-të në të gjitha garat këtë sezon me Real Madridin.

Pas triumfit të sotëm, presidenti i klubit të Real Madridit, Florentino Perez e ka mbështetur francezin për ta fituar Topin e Artë.

“Askush nuk dyshon për Topin e Artë të Benzemës tani, nuk mund t’ia heqin atë.

“Benzema do ta fitojë Topin e Artë dhe duhet ta kishte fituar më parë. E gjithë bota e di këtë”, deklaroi Perez.

/GazetaSinjaliSport/