image Ribery: E meritova Topin e Artë në 2013 më shumë se Messi dhe Ronaldo, ishte një zgjedhje politike

Futboll

Ribery: E meritova Topin e Artë në 2013 më shumë se Messi dhe Ronaldo, ishte një zgjedhje politike

news image

Ylli i Salernitanas, Franck Ribery ka këmbëngulur se ai e meritonte Topin e Artë 2013 më shumë se Leo Messi apo Cristiano Ronaldo.

Ish-reprezentuesi francez sapo ka nisur kampanjën e tij të katërt radhazi në Itali, e dyta në Salernitana. 39-vjeçari është një legjendë e Bayern Munichut, pasi ka fituar dhjetëra trofe me bavarezët, duke përfshirë nëntë tituj të Bundesligës dhe një Ligë të Kampionëve.

Pavarësisht lavdisë së tyre evropiane në 2013, as Ribery dhe as shoku i tij i skuadrës Arjen Robben nuk e morën Topin e Artë atë vit, të cilin Cristiano Ronaldo e ngriti.

Ribery përfundoi i treti pas ish-yllit të Real Madridit dhe Leo Messit. Francezi është ende i penduar dhe ndjen se diçka e çuditshme ka ndodhur para ceremonisë së çmimit.

“Ishte e padrejtë, ishte një sezon i jashtëzakonshëm për mua dhe duhet ta kisha fituar. E zgjatën kohën e votimit dhe ndodhi diçka e çuditshme. Ndjeva se ishte një zgjedhje politike”, tha ai për La Gazzetta dello Sport.

Ribery kishte shënuar 11 gola në 43 paraqitje me bavarezët atë sezon dhe luajti një rol vendimtar në sezonin e tyre fitues të trefishtë.

/GazetaSinjaliSport/