Policia e Kosovës sot ka ndaluar një dasmë që po mbahej në fshatin Radac të Pejës.
Përmes një njoftimi për media, Policia ka bërë të ditur se pronarit iu është shqiptuar gjoba për person juridik në shumë prej 2 mijë euro, ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba për person fizik në shumë prej 200 euro.
Raportohet se dasmorët janë larguar menjëherë nga lokali dhe aktiviteti është ndërprerë.
“Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet në komunikatën e PK-s.