image Dani Alves në bisedime me Barcelonën, pranë rikthimit në Kataluni

Futboll

Dani Alves në bisedime me Barcelonën, pranë rikthimit në Kataluni

news image

Veterani brazilian, Dani Alves, pritet të rikthehet në futbollin evropian.

Mbrojtësi është në bisedime me gjigandin katalunas Barcelona për një rikthim të befasishëm në “Camp Nou”, raporton “UOL Esporte”.

38 vjeçari është lojtarë i lirë që prej largimit nga Sao Paulo në shtator, dhe së fundmi ka qenë prezent në ndeshjen e Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Dynamo Kiev.

Alves kishte fituar plot 23 trofe përgjatë aventurës së tij me te Barcelona, ku kjo e fundit po shikon rreth mundësisë së nënshkrimit me të, pas emërimit të Xavit si trajner.  /Gazeta Sinjali Sporti/