COVID-19

Të infektuar

1142

Të shëruar

871

Të vdekur

30

Shëndetësi/ Dalin rezultatet e analizave për vajzën që u pa e shtrirë në rrugë, dyshohej për koronavirus

news image

Vajza 18-vjeçare nga Prishtina, E.Goxhuli, nuk është e infektuar me koronavirus, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali prindi i saj, Januzi.

Prishtinasja u shtri në Klinikën Infektive një ditë më parë, nën dyshimet se ishte prekur nga Covid-19 dhe ishte në pritje të rezultateve, me ç’rast rezultoi negative.

“Vajzës i ka dal rezultati negativ për koronavirus. Jemi gëzu sepse kemi pas kontakt me shumë njerëz”, tha Januz Goxhuli për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, ky prind ka kërkuar nga organet e drejtësisë ta hetojnë rastin e vajzës së tij për shkak të pretendimeve se nuk ka marrë trajtim mjekësor dhe nuk ka ardhë as Emergjenca ta marrë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se rasti në fjalë po hetohet nga Inspektorati Shëndetësor. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin