image Pele në gjendje kritike për jetën, vajza e legjendës braziliane shkruan mesazhin prekës

Futboll

Pele në gjendje kritike për jetën, vajza e legjendës braziliane shkruan mesazhin prekës

news image

Legjenda e futbollit Pele ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi trupi i tij nuk i përgjigjet më kimioterapisë dhe kështu ka lëvizur në terapi intensive pas luftës me kancerin në zorrën e trashë.

Dy vajzat e tij vazhdojnë të qëndrojnë pranë babait të tyre dhe ato gjithashtu u shprehën se ai do t’i kalonte krishtlindjet në spital.

Me anë të një mesazhi prekës, e bija e tij Keli Naskimento, ka trembur akoma dhe më shumë brazilianët dhe të gjithë adhuruesit e sportit, duke lënë të kuptohet që ditët e Peles mund të jenë të numëruara.

“Ne jemi akoma këtu, në këtë betejë dhe me besim. Një tjetër natë së bashku”, me vajzën e tij të madhe që shfaqet në foto duke përqafuar Pelenë, ndërsa vajzat tjetër shfaqet e shtrirë në kolltukun e dhomës së spitalit.

/GazetaSinjali/