image Gjermani: Kaloi në semafor të kuq, nëna shpëton vajzën e vogël, por vetë goditet për vdekje nga treni

Evropë

Gjermani: Kaloi në semafor të kuq, nëna shpëton vajzën e vogël, por vetë goditet për vdekje nga treni

news image

Një 26-vjeçare ka humbur jetën në një aksident tragjik hekurudhor në Leingarten-Mitte, në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë, pasi u godit nga një tren.

Sipas Policisë, dyshohet se gruaja kishte kaluar shinat kur semafori ishte i kuq.

Ajo po shtynte karrocën me vajzën e saj 2-vjeçare kur ka vërejtur trenin që po afrohej.

Siç shkruajnë mediat gjermane, në momentin e fundit, nëna ka arritur ta shtyjë karrocën me fëmijën jashtë zonës së rrezikut, duke e shpëtuar vajzën.

Më pas, ajo është goditur nga treni rreth 100 tonësh dhe ka humbur jetën në vendngjarje, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se, pas verifikimeve me një ekspert, sinjalizimi zanor dhe ai pamor në vendkalimin hekurudhor kanë qenë funksional.

Hetimet do të vazhdojnë me analizimin e regjistruesit të udhëtimit të trenit, marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe përgatitjen e një raporti ekspertize.

Sipas dëshmitarëve, makinisti kishte aktivizuar frenimin emergjent dhe kishte dhënë sinjal paralajmërues para përplasjes.

Vajza 2-vjeçare ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa asnjëri nga 43 pasagjerët e trenit nuk ka pësuar dëmtime fizike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/