image Komuna e Vushtrrisë: 120 eurot për fëmijët e sapolindur tashmë janë proceduar nëpër xhirollogari - Sinjali

Komuna e Vushtrrisë: 120 eurot për fëmijët e sapolindur tashmë janë proceduar nëpër xhirollogari

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se janë proceduar paratë për prindërit të cilët kanë aplikuar për subvencionimin e fëmijëve të lindur në vitin 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Meholli njoftoi se deri më tani komuna ka kryer 405 pagesa, ku janë ekzekutuar nga 120 euro në llogaritë e atyre që kanë aplikuar.

Ndërkaq, Meholli shtoi se stafi i drejtorisë së Shëndetësisë me përkushtim është duke punuar intenzivisht për procedimin edhe të mbi 300 kërkesave të tjera për fëmijët e porsalindur.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur prindër të fëmijëve të Komunës së Vushtrrisë, që keni aplikuar për subvencionimin e fëmijëve të lindur në vitin 2020 në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, njoftoheni se Drejtoria ka proceduar me pagesat në vlerë prej 120 Euro për 405 kërkesat e para që keni aplikuara në Drejtori bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal.

Po ashtu stafi i drejtorisë me një përkushtim të shkëlqyer është duke punuar intenzivisht për procedimin edhe të mbi 300 kërkesave të tjera për fëmijët e posalindur.

Luteni të shikoni në llogaritë bankare të cilat i keni dorëzuar në kërkesa për mjetet dhe për çdo problem eventual të paraqiteni tek zyrtaret e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale të Komunës së Vushtrrisë!

#Për_fëmijët_që_duam!

Me respekt

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin