Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, ka blerë pikturën e Agron Hotit, artistit të njohur shqiptar. Hoti u largua nga Shqipëria në vitet ‘90, për të shkuar drejt Italisë, aty ku ushtron profesionin e tij si piktor prej 20 vitesh.
Historia me Ronaldon ka nisur dy vite më parë, kur Ronaldo ishte pjesë e ekipit të Juventusit dhe kishte shkuar në Verona për një ndeshje të Seria A ku dhe kishte blerë dhe pikturën që Hoti kishte bërë për të. Tema e pikturës është përmbledhja e 5 kampionateve që ka fituar Cristiano Ronaldo.
Artisti tha se nuk kishte mundur t’a takonte Ronaldon personalisht për shkak të pandemisë, ndërsa shifrën e paguar për pikturën e mban sekret dhe nuk dëshiron ta tregojë.
“Po Ronaldo. Tani në pritje të tablosë është edhe Ibrahimovic që po e pret me padurim. Piktura e Ronaldos është një përmbledhje e 5 Champions League që ka fituar ai. I kam përmbledhur të gjitha në një tablo, janë të 5 kupat aty po të shohësh me afërsi. Ishte emocionues momenti i dorëzimit të tablosë. Unë nuk kam një foto me të pasi isha përballë dhe për shkak të masave ndaj COVID-19 ishte e pamundur ti afroheshe më shumë se tre metra”, tha ai.