image Courtois: Ne e mposhtëm Barcelonën, do të ishte padrejtësi t’i jepej tituli atyre

Futboll

Futboll/ Courtois: Ne e mposhtëm Barcelonën, do të ishte padrejtësi t’i jepej tituli atyre

news image

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois besone se do të ishte e padrejtë nëse La Liga anulohet e titulli t’i jepejt Barcelonës.

Skuadra katalunase për momentin është dy pikë para Real Madrid në rënditjen tabelare, transmeton Gazeta SInjali.

‘Ne jemi vetëm dy pikë mbrapa Barcelonë dhe në garë për të fituar titullin, pra do të ishte fat I keq nëse mbaron sezoni’, u shprehë Courtois në një intervistë për Belgian TV.

‘Nëse vendoset që Barcelona të jenë kampion, unë nuk mendoj se do të ishte e drejtë. Ne kemi barazuar njëherë me ta dhe njëherë I kemi mposhtur . Ne kemi treguar se jemi më të mirë se ata’, shtoi tutje belgu.

‘Kur është rasti tek Liverpool dhe Premier Liga, do të ishte diçka më ndryshe. Unë mund ta kuptoj atë sepse ata janë, nuk e di se sa pikë para vendit të dytë’, përfundoi Courtois./Gazeta Sinjali/