Andy Cole nuk beson që Ole Gunnar Solskjaer do të hyjë në garë për yllin e Napolit pasi që tani kanë shpenzuar shumë para për transferimin e Harry Maguire dhe se ka zona tjera që janë prioritare.
Manchester United nuk duket se do të hyjë në garë për të dhënë 85 milionë funte për mbrojtësin e napolit, Kalidou Koulibaly, thotë Andy Cole me Djajtë e Kuq që kanë nevojë t’i japim përparësi pozitave për lojtarë kreativ.
“Do të befasohesha nëse Manchester United shpenzon përsëri në një mbrojtës – aq më pak 85 milionë”, ka thënë Cole për United Stand.
“Të gjithë e dimë që ne kemi nevojë për kreativitet. Një tjetër sulmues qendre dhe kreativitet në krah. Do të isha befasuar nëse shpenzohen 85 apo 90 milionë funte në një tjetër mbrojtësi pasi që tani vetëm janë shpenzuar 80 milionë në një mbrojtës tjetër mirëpo askush nuk thotë se do të bëhej mirë nëse e blejmë atë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Manchester United duhet të synojë të jetë në top katërshe, pastaj të del në treg dhe të blejë vetëm lojtarë kualitativë.
‘Djajtë e kuq” vazhdojnë garën për të përfunduar në top katër këtë sezon, por po vuajnë për vazhdimësi të rezultateve.
Skuadra e Solskjaer gjendet në pozitën e pestë për momentin, me pesë pikë më pak se Chelsea që janë në pozitën e 4-të.
United mund të afrohet me2 pikë, por para vetës ka lojën me Liverpool-in, që është skuadra më të mirë në botë për momentin. /Gazeta Sinjali/