image Çka u gjet në vendin e ngjarjes mbrëmë ku babai vrau djalin

Siguri

Çka u gjet në vendin e ngjarjes mbrëmë ku babai vrau djalin

news image

Mbrëmë në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet, Skender Krasniqi vrau djalin e tij, Albert Krasniqin, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali gjatë mbrëmjes së djeshme ka raportuar detajisht për ngjarjen e rëndë që ndodhi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e Albert Krasniqit, i cili u vra në garazhin e një ndërtese.

Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.

Sinjali mbrëmë raportoi se Albert Krasniqi u vra me vetëm një të shtënë me armë. /Gazeta Sinjali/