image Çka do të ndodhë me David Silvan në fund të sezonit?

Futboll

Futboll/ Çka do të ndodhë me David Silvan në fund të sezonit?

news image

Futbollistit spanjoll, David Silva në fund të këtij sezoni, saktësisht me 30 qersho do t’I skadoj kontrata me skuadrën e Manchester Cityt.

Por, sezoni i Cityt pritet të vazhdoj deri në muajin gusht pasi që ka ende ndeshje në FA Cup dhe Ligë të Kampionëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Silva në fillim të këtij sezoni patë paralajmëruar se do të largohet nga skuadra angleze kur do t’i skadoj kontrata.

Megjithatë spanjolli pritet të qëndroj deri në muajin gusht për ta ndihmuar skuadrën e tij.

Ai do të nënshkrua një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij deri në muajin gusht.

Silva po kërkohet nga Valencia, Milan dhe skuadra amerikane, Inter Miami./Gazeta Sinjali/