image City minimalisht mposhtë Brentfordin, mbyll vitin si lider i padiskutueshëm

Futboll

City minimalisht mposhtë Brentfordin, mbyll vitin si lider i padiskutueshëm

news image

Manchester City ishte mysafir i Brentfordit, në kuadër të xhiros së 20-të në Premierligë.

“Qytetarët” triumfuan minimalisht me rezultat të ngushtë 0-1.

Phil Foden e realizoi golin e vetëm në këtë takim.

Mysafirët shfrytëzuan rastin e artë t’i ikin në kreun e tabelës pas humbjes së Liverpoolit dhe barazimit të Chelseat, duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Brentford.

Man City siç pritej ishte favorit dhe dominoi lojën duke i marr tre pikët e duke grumbulluar 50 pikë si lider, kurse Bentford provojë të bëjë befasinë, por nuk e gjeti dhe ka 20 pikë në vendin e 14-të.  /Gazeta Sinjali Sporti/