image Citizens të gatshëm të paguajnë komisionin e kërkuar nga Raiola për shërbimet e Haalandit

Futboll

Citizens të gatshëm të paguajnë komisionin e kërkuar nga Raiola për shërbimet e Haalandit

news image

Manchester City dëshiron që në verë të transferojë yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, pavarësisht që agjenti Mino Raiola kërkon 47 milionë funte si komision për marrëveshje.

E ardhmja e sulmuesit mbetet në dyshime, pasi që ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro.

Top klubet e mëdha evropiane janë të interesuara për 21-vjeçarin, si Man City, Man United, Real Madrid, Chelsea dhe Bayern Munich.

Sidoqoftë, kërkesat e larta të norvegjezit, kanë ndikuar që disa nga top klubet të largohen nga gara.

“Daily Star” raporton se Raiola gjithashtu kërkon komision prej 47 milionë funte, që do ta ndajë me babin e lojtarit, Alf-Inge Haaland, vlerë të cilën e fitoi edhe kur e transferoi Paul Pogba te Man United në vitin 2016.

Sidoqoftë, Man City thuhet se është gati të paguajë këtë vlerë për të siguruar shërbimet e Haaland, ngase dështuan që verën e kaluar të gjejnë pasuesin adekuat të Sergio Agueros.

Haaland ka shënuar 74 gola dhe krijuar 20 të tjera në 73 paraqitje për Dortmund në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti/