image Çifti nga Prishtina përfundojnë në Polici, gruaja ankohet se po përjeton dhunë psikike e ekonomike

Sinjalizime

Çifti nga Prishtina përfundojnë në Polici, gruaja ankohet se po përjeton dhunë psikike e ekonomike

news image

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në një familje në rrugën ‘Ajet Gërguri’, ku një burrë dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se 26-vjeçarja ka deklaruar se përpos dhunës psikike të cilën e përjeton nga bashkëshorti i saj, ajo vuan edhe nga dhuna ekonomike.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Me urdhër të prokurorit, 31-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa gruaja është dërguar në strehimore.

/GazetaSinjali/