Mbrojtësi francez është i gatshëm që të largohet nga Real Madridi në këtë verë, derisa Djajtë e Kuq janë duke i prirë aktualisht garës.
Sipas asaj që raportojnë mediat në ishull, United ka arritur marrëveshje në parim me Varanen dhe se gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur.
Por, Chelsea po tenton që në momentet e fundit të bind mbrojtësin që të kalojë në Stamford Bridge, duke refuzuar kështu ofertën e rivalit nga Liga Premier.
Real Madridi është duke kërkuar 60 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa United nuk ofron më shumë se 50 milionë.
Chelsea mund të ofrojë pesë milionë më shumë, për t’i marrë shërbimet e Varanes, me një kontratë trevjeçare. /Gazeta Sinjali Sporti/