image Chelsea i "hakmerret" Barcelonës, Azpilicueta do të rinovojë kontratën me londinezët

Futboll

Chelsea i “hakmerret” Barcelonës, Azpilicueta do të rinovojë kontratën me londinezët

news image

Barcelona përfundimisht nuk do të nënshkruajë me Cesar Azpilicuetan këtë verë, ka konfirmuar burimi i afërt i klubit, gazetari Gerard Romero.

Kapiteni i londinezëve do të rinovojë edhe për dy sezone me Chelsean, dhe zyrtarizimi mund të ndodhë pas disa orësh.

Sipas Romeros, Azpilicueta donte të ishte i qartë për të ardhmen e tij përpara fillimit të Premierligës.

Barça ndërkohë i kërkoi të priste edhe disa ditë që të mund të zgjidhte çështjen e ‘Fair Play’ me Ligën.

Në këtë mënyrë, kapiteni i bluve vendosi këtë mëngjes që do të vazhdojë me Chelsean, duke ia komunikuar këtë edhe Xavit.

/GazetaSinjaliSport/