Chelsea ka hyrë në garë për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong, sipas raporteve nga Spanja.
Manchester United ka qenë tash e sa kohë e interesuar për shërbimet e yllit holandez, mirëpo dy klubet nuk kanë gjetur asnjëherë marrëveshjen.
17 milionë raportohet se është diferenca e parave sa kërkon Barcelona, në krahasim me ofertën e United.
Megjithatë, ‘djajtë’ tani mund të rrezikojnë ta humbin futbollistin, pasi skuadra rivale, Chelsea ka hyrë në garë për shërbimet e tij.
Lajmin e ka dhënë gazetari i njohur Gerard Romero, i cili ka theksuar se Chelsea është e interesuar për De Jong dhe mund t’ia rrëmbejë lojtarin skuadrës së United.
Përveç kësaj, Barcelona po i kërkon dy mbrojtësit e Chelseas, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso, kësisoj De Jong mund të përfshihet në ndonjë marrëveshje.