Kryendeshja e xhiros së 21-të Premierligë ishte ajo mes Chelseat dhe Liverpoolit, shkruan Sinjali Sport.
Blutë barazuan me Të Kuqtë në ‘Stamford Bridge’ me rezultat 2-2, në një përballje fantastike.
Mysafirët e nisën shumë më mirë duelin duke i realizuar dy gola të parët, me Manen e Salahun.
Megjithatë vendasit barazuan me Kovacicin dhe Pulisicin, duke u shënuar që të katër golat në pjesë të parë.
Dy skuadrat gjenden pranë njëra tjetrës, me Chelsea që kanë 43 pikë në pozitën e dytë, derisa Liverpooli me 41 pikë në vendin e tretë.
Manchester Cityt kryeson me 53 pikë dhe ky rezultat më së shumti atyre i konvenoi. /Gazeta Sinjali Sporti/