image Chelsea del kundër UEFA-s, i vazhdon kontratën yllit të tyre - Sinjali

Chelsea del kundër UEFA-s, i vazhdon kontratën yllit të tyre

news image

Chelsea ka dalur kundër rregullave në parim të vendosura nga UEFA pas dënimit të klubit londinez, duke i vendosur një mori sanksionesh.

Njëra nga sanksionet e vendosura të UEFA-s ndaj Chelseas ishte se klubi londinez më nuk mund t’i rinovojë kontratat aktuale të futbollistëve, shkruan Sinjali Sport.

Sidoqoftë, duket se Chelsea ka dalur kundër UEFA-s, apo ka gjetur një formë tjetër për t’ia rinovuar kontratën lojtarit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Cesar Azpilicueta i cili ka zgjatur kontratën edhe për një vit, duke qëndruar në Stamford Bridge deri më 2023, raporton ‘SkySports’.

Thuhet se klubi kishte një klauzolë në kontratën e tij aktuale që nëse ai luan një numër të caktuar ndeshjesh, klubi mund t’i ofrojë një zgjatje për një vit shtesë, dhe londinezët duket se e kanë shfrytëzuar mirë këtë, për të mos e lënë lojtarin të largohej falas kur do t’i skadonte kontrata në qershor të këtij viti.

Azpilicueta raportohej se e ka ofertën në tavolinë nga klubi i Barcelonës ndërsa pas këtij vazhdimi të kontratës mbetet të shihet nëse ai do të qëndrojë në Londër edhe për sezonin tjetër.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: