image Azpilicueta: Jemi shumë larg nga ku duam të jemi

Futboll

Azpilicueta: Jemi shumë larg nga ku duam të jemi

news image

Cesar Azpilicueta ka minimizuar shanset e Chelseat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi humbi edhe më shumë pikë larg Nottingham Forest.

Chelsea vazhdoi me krizën e rezultateve të dobëta, tani duke pasur vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit në Premier League.

Pas barazimit ndaj Nottingham, Azpilicueta ka deklaruar se forma aktuale e klubit të Chelseas është shumë larg nga ku ata duhet të jenë.

“Çdo pikë ka rëndësi dhe sigurisht, sot humbëm dy pikë. Që nga fillimi i sezonit kemi humbur shumë pikë dhe tani jemi shumë larg nga ku duam të jemi.

“Ne duhet të kemi një gjysmë të dytë të sezonit shumë të mirë nëse duam të arrijmë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Duhet të qëndrojmë së bashku. Ne e dimë se nuk është koha më e këndshme, por në këto momente të vështira mendoj se na duhet të gjithë të punojnë shumë për t’u përmirësuar”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjaliSport/