image Barcelona nuk dorëzohet, dëshiron dy mbrojtësit e krahut të Chelseas këtë verë

Futboll

Barcelona nuk dorëzohet, dëshiron dy mbrojtësit e krahut të Chelseas këtë verë

news image

Barcelona nuk po dorëzohet në nënshkrimin e dy mbrojtësve të Chelseas, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.

Blaugranasit pasi kanë arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Chelseas, Andreas Christensen, tani po dëshirojnë edhe dy mbrojtësit e krahut të bluve.

Gazetari italian, Fabrizio Romano konfirmon se Barcelona po punon si për Cesar Azpilicueta ashtu edhe për Marcos Alonso.

Sipas Romanos, për Alonson nuk ka dyshime pasi ai është i vendosur të largohet nga Chelsea, por marrëveshja e Barçës varet nga çmimi përfundimtar.

Ndërkohë Azpilicueta ka një ofertë dy-vjeçare në tryezë nga Barça, duke pritur për një takim me Chelsean për të vendosur të ardhmen e tij, thekson Romano.

/GazetaSinjaliSport/