Ka përfunduar pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Leicesterit, e vlefshme për xhiron e 17-të në Premier League.
45 minutëshi i parë ka përfunduar me rezultat 2-1 në të mirë të Liverpoolit.
Vendasit fillimisht e panë veten në disavantazh, kur pas një hutie nga mbrojtja, mysafirët zhbllokuan sfidën në minutën e 4-të të ndeshjes.
Liverpool arriti që në minutat e fundit ta barazojë rezultatin dhe të marrë avantazhin, falë dy autogolave nga i njëjti njeri.
Mbrojtësi i Leicesterit, Wout Faes ishte figura tragjike e kësaj pjese të parë, i cili shënoi dy autogola, secili më ‘qesharak’ se tjetri, në minutat 38′ dhe 45′.
Goli i dytë:
And here's Wout Faes' brace of own goals ????????????
— Football Report ????☮️???????????? #BerhalterOut (@FootballReprt) December 30, 2022
6 minutes pic.twitter.com/XhVzyfTV8q
Me këto dy autogola, Wout Faes është bërë lojtari i katërt që realizon dy autogola në një ndeshje të vetme të Premier League, pas Jamie Carragher (1999, Liverpool vs Man Utd), Michael Proctor (2003, Sunderland vs Charlton) dhe Jonathan Walters (2013, Stoke vs Chelsea).
2 – Wout Faes is the fourth player with two own goals in a single Premier League game, after Jamie Carragher (1999, Liverpool vs Man Utd), Michael Proctor (2003, Sunderland vs Charlton) and Jonathan Walters (2013, Stoke vs Chelsea). Accomplice. pic.twitter.com/KXuyFExLtP
— OptaJoe (@OptaJoe) December 30, 2022