image Çfarë po ndodh, dyshohet se për çështje pronësore vdiq edhe 42 vjeçari në Lipjan

Kosovë

Çfarë po ndodh, dyshohet se për çështje pronësore vdiq edhe 42 vjeçari në Lipjan

news image

F.K 42 vjeç ka vdekur pas një përleshje me thikë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK, lëndime nga thika kanë marrë edhe dy persona tjerë, ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali mëson se viktima dhe dorasi janë nip e dajë. Dorasi është arrestuar ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Por cili dyshohet se është motivi i vrasjes?

“Dyshohet se motivi është për çështje pronësore”, thanë burime të sigurta të Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Sidoqoftë, dyshohet se për shkak të problemeve pronësore, para tri ditësh në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, u vrarë me armë zjarri edhe B.M dhe M.R.

Pas pak Sinjali do të publikojë edhe detaje të tjera nga vrasja në Lipjan….