Virusi vdekjeprurës që tashmë epiqendër ka Europën, COVID-19, është përhapur gjithandej edhe në vendin tonë
Ky virus i cili mori jetën e tre personave vetëm gjatë ditës së sotme në Kosovë, Maqedoni të Veriut e më pas edhe në Shqipëri, mund të prekë secilin nga ne.
Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë ka publikuar një grafik se si brenda një familjeje koronavirusi lind, përhapet dhe më pas përfundon brenda 19 ditësh.
Sipas grafikut te ISHP, nëse nëna në familje është me koronavirus ajo izolohet për veten e saj 7 ditë dhe për familjen e saj 14 ditë.
Koronavirusin e ka vajza që e kalon e sëmurë për 7 ditë dhe më pas përfundon por që më pas koronavirusin e ka edhe vëllai. Ai e nis dhe e përfundon koronavirusin brenda 14 ditësh pa asnjë simptomë.
Me pas në 7 ditët e fundit sëmuret babai, i cili e nis izolimin dhe e përfundon në po kaq ditë duke i dhënë fund edhe ciklit 19- ditor të koronavirusit brenda një familje.