image Çështja e zjarreve vazhdon të jetë problematike në Kosovë, 5 raste të raportuara brenda 24 orëve

Siguri

Çështja e zjarreve vazhdon të jetë problematike në Kosovë, 5 raste të raportuara brenda 24 orëve

news image

Çështja me zjarret në Kosovë vazhdon të jetë problematike, pasi që çdo herë po ka vatra aktive, të cilat po shkaktojnë dëme të shumta, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se vetëm dje në Kosovë është raportuar për pesë zjarre, që kanë shkaktuar dëme tokësore si dhe materiale.

Në rajonin e Prishtinës, kanë qenë dy vatra të zjarrit aktive, rasti i parë ka qenë në fshatin Bërnicë e Epërme të Prishtinës, ku një burrë në mesditë është ankuar se një i dyshuar ka djegur hamullore në afërsi të pronës së tij.

Ankuesit nga ky zjarr i janë djegur dyzetë fidanë pemë në pronën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë arrit ta shuajnë zjarrin.

Ndërkaq, rasti i dytë është ai në fshatin Bllatë të Prishtinës.

Rreth orës 14:42 një burrë në polici është ankuar se janë djegur rreth 50 hektar tokë private, tetë objekte të pa banuara, një kamion si dhe disa shtylla elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

Dje, në rajonin e Prizrenit, konkretisht në fshatin Kukuljan të Dragashit ka ndodhur një incident zjarri.

Në mëngjes është ankuar një burrë në polici për një zjarr në një livadh, ku ishte pronë private.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit, ku kanë arrit të lokalizojnë zjarrin.

Ndërkaq, dy vatra të tjera të zjarrit kanë qenë në Gjakovë, të dyja rastet kanë ndodhur pasditen e djeshme.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Shotë Galica”, ku në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një kioskë druri, e cila ishte pronë private e ankuesit që ka raportuar në polici.

Ankuesi policisë iu kishte thënë se atë e kishte shfrytëzuar për shitje të artikujve ushqimor.

Si dhe, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Martiret Camaj”, ku në këtë rast ka pasur edhe të arrestuar.

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti iu kishte vënë zjarrin mbeturinave në një fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe kanë arrit të lokalizojnë zjarrin.

/GazetaSinjali/