image Celta Vigo befason Barcelonën duke e mposhtur në shtëpi

Futboll

Celta Vigo befason Barcelonën duke e mposhtur në shtëpi

news image

Barcelona u përball me Celta Vigon në kuadër të javës së 37-të në Laliga, transmeton Sinjali Sport.

Mysafirët fituan me përmbysje ndaj katalunasëve me rezultat 1-2.

Santi Mina ishte figura kryesore te Vigo, ku i realizoi që të dy golat.

Në tjetrën anë Lionel Messi shënoi golin e vetëm për blaugranasit.

Celta me këtë fitore arrin në kuotën e 53 pikëve në pozitën e tetë, ndërsa Barcelona i ka humbur gjasat për titull, pasi dy rivalët nga Madridi fituan dhe skuadra e Koeman mbet në pozitën e tretë me 76 pikë, shtatë më pak se lideri.   /Gazeta Sinjali Sporti/