image Çdo orë që kalon rrit numrin e të vdekurve, 16 persona humbin jetën

Rajon

Tragjedia/ Çdo orë që kalon rrit numrin e të vdekurve, 16 persona humbin jetën

news image

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë të Rihterit që ka goditur Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit, i cili është përcjellë me tërmete më të vogla, por që kanë shkaktuar një tragjedi të pabesueshme.

Shifrat zyrtare thonë se ka arritur në 16 numri i të vdekurve, mes së cilëve ka edhe fëmijë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbi 600 raportohet të jetë numri i atyre që kanë pësuar lëndime.

Durrësi është vendi më i goditur, por edhe njësia administrative Thumanë pranë Fushë-Krujës, ku edhe është shënuar edhe numri më i madh i viktimave.

Nga tërmeti janë dëmtuar shumë ndërtesa e shtëpi, ndërsa nuk kanë shpëtuar as objekte historike e kulturore, si kalaja e Krujës, e Durrësit dhe ajo e Prezës.

Sizmologët thanë se i pari ishte tërmeti më i fortë që ka goditur vendin që nga viti 1926.

Ndërkohë para pak çastesh, një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit është regjistruar në Lezhë. /Gazeta Sinjali/