image Shqipëria goditet nga një tërmet tjetër

Rajon

Rajon/ Shqipëria goditet nga një tërmet tjetër

news image

Një tjetër tërmet me 4.0 magnitudë ka goditur Shqipërinë para pak minutave.

Epiqendra e këtij tërmeti raportohet të ketë qenë në Detin Adriatik, transmeton Gazeta Sinjali.

Deri më tani mediat e Shqipërisë raportojnë se numri i viktimave nga tërmetet e mëparshme ka shkuar në 16, ndërsa raportohet se 28 persona janë shpëtuar deri më tani.

Për tërmetet tragjike që e goditën Shqipërinë, shumë shtete kanë nisur ekipet e tyre për ndihmë, në mesin e tyre edhe Kosova. Përveç tri ekipeve të FSK-së, në Shqipëri kanë shkuar edhe Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/