Edinson Cavani është e qartë se nuk është i lumtur te Manchester United, shkaku i minutazhës së vogël dhe do e konsiderojë largimin në afatin kalimtar të janarit.
Ideja e sulmuesit është të provojë fatin në La Liga, garë që gjithmonë i ka pëlqyer dhe shpesh herë ka qenë i lidhur.
Atletico ishte një hap larg për ta transferuar, ku do bashkëpunonte me Suarez, por rikthimi i Griezmann hedh poshtë transferimin e uruguaianit.
Barcelona në të njëjtën kohë kërkon sulmues, por shkaku i gjendjes financiare nuk mund ta realizojë.
Ndërkohë, Sevilla dhe Real Madrid mbesin dy opsionet për futbollistin.
Sevilla pritet të bëjë një ofertë për sulmuesin, mirëpo United ndoshta nuk do e lejojë të largohet.
Ndërkohë, Real Madrid ka prioritete të tjera, ngase duan largimin e Jovic dhe Marianos që pastaj të gjejnë një sulmues që të lejojë Benzeman të pushojë.
Synimi i Cavanit mbetet të largohet sa më parë të jetë e mundur. /Gazeta Sinjali Sporti/