Iker Casillas ka propozuar një ide fantastike pasi të kalojë koronavirusi.
Ai ka thënë se është mire të zhvillohet një ndeshje “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës me legjendat e klubit për bamirësi.
“Kur ky makth të përfundojë, ne duhet të mbledhim legjendat e së kaluarës dhe të luajmë një El Clasico. Paratë të shkojnë për personat në nevojë” – tha Casillas në Twitter.