image Carragher: Transferimi i Haaland te City do të jetë "shqetësues" për skuadrat e Premier Ligës

Futboll

Carragher: Transferimi i Haaland te City do të jetë “shqetësues” për skuadrat e Premier Ligës

news image

Jamie Carragher ka pranuar se nënshkrimi i Manchester Cityt me Erling Haaland do të jetë një ‘shqetësues’ për pjesën tjetër të Premier League.

Haaland, një nga lojtarët më të kërkuar në botë, do t’i bashkohet Cityt zyrtarisht nga Borussia Dortmund me një kontratë pesëvjeçare më 1 korrik.

City më në fund njoftoi zyrtarizimin e yllit norvegjez 21-vjeçar të hënën, pasi konfirmoi se kishin arritur një marrëveshje në parim me Dortmundin më 10 maj.

Nënshkrimi i një prej sulmuesve më me perspektivë, me siguri se do të shkaktojë frikë te rivalët e Cityt për titullin e Premier League, pasi Haaland shënoi 86 gola në 89 paraqitje për skuadrën gjermane.

Legjenda e Liverpoolit dhe analisti i SkysSports, Carragher beson se nënshkrimi i Cityt me Haaland do të jetë një shqetësim për skuadrat e tjera, por këmbënguli se nuk kishte asnjë garanci që sulmuesi do të godiste terrenin në Angli.

Carragher theksoi se si Guardiola shpesh nuk ka luajtur me një sulmues qendror në vitet e fundit dhe tha se do të jetë ‘interesante’ të shihet se si Haaland vendoset në Etihad.

“Është një shqetësim për pjesën tjetër të Premierligës”, tha Carragher në Sky Sports. “Po flasim për një nga të mëdhenjtë e botës, edhe në një moshë kaq të re.

Por unë nuk mendoj se dikush duhet të ngrejë flamurin e bardhë shumë herët sepse do të jetë shumë interesante se si ai përshtatet në ekip.

Pep Guardiola nuk ka përdorur vërtet një sulmues qendror për dy vitet e fundit dhe ka qenë ende shumë i suksesshëm. Kështu që do të jetë interesante të shihet se si ai vendoset.

Nga këndvështrimi i ligës, mendoj se është fantastike që kemi një nga lojtarët kryesorë në botë që i bashkohet ligës sonë. Kjo nuk ndodh gjithmonë, sigurisht në moshë të re.

Shumica e viteve të tij më të mira do të jenë në Premier League. Është vërtet emocionuese për të gjithë ta shikojnë, por do të jetë e vështirë sezonin e ardhshëm për të ndaluar Manchester Cityn“, deklaroi Carragher.

/GazetaSinjaliSport/