image Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit që rrahu gruan në ditën e Bajramit në Kamenicë

Drejtësi

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit që rrahu gruan në ditën e Bajramit në Kamenicë

news image

Gazeta Sinjali ditë më parë ka raportuar për një rast dhune në familje që ka ndodhur ditën e Kurban Bajramit në Kamenicë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Gjykata Themelore në Gjilan, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj, Jetmir Shillovës, i cili dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Jetmir Shillova dyshohet se më 20 korrik rreth orës 15:00 ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila si pasojë e rrahjes kishte pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Sinjali nga burimet ka mësuar se Jetmiri është i biri i Remzi Shillovës, zyrtarit policor, i cili më 7 korrik u dënua me gjashtë vjet burgim nga Gjykata Themelore në Gjilan, si i akuzuar për sulmimin seksual të një të miture, në Kamenicë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/