Ndeshja e paraparë të luhej të dielen, mes Manchester United dhe Liverpool në Premierligë është shtyer për shkak të protestave të fansave të “djajve të kuq”, transmeton Sinjali Sport.
Fansat e Manchester United po protestonin para ndeshjes për pakënaqësitë e tyre në lidhje me pronarët e klubit të United, familjen Glazers.
Situata e protestës eskaloi dhe kjo e detyroi Premierligën që të shtyjë datën e zhvillimit të derbit për një ditë tjetër për shkaqe sigurie.
Data e caktuar për derbin më të madh anglez është 13 maj, përkatësisht të enjten tjetër./Gazeta Sinjali Sporti/