Sa herë që kemi probleme me pagjumësinë mendojmë se si ta stimulojmë apo rregullojmë gjumin në mënyrë natyrale.
Kura bimore kundër pagjumësisë ka shumë, por jo të gjitha funksionojnë.
Për këtë, ekspertët kanë propozuar çajin e bananës si një mënyrë natyrale për të rregulluar gjumin, e që vërtetë funksionon.
Çaji i Bananes Kundër Pagjumësisë
Kjo kurë organike bënë mrekulli për gjumin.
Banania, veçanërisht lëkura e saj është e pasur me kalium dhe magnez.
Ky i fundit shmang çrregullimet e gjumit dhe relakson muskujt.
Magnezi është një nga mineralet më të mira për qetësinë e mendjes.
Çaji përgatitet në vetëm 10 minuta dhe mund të pihet çdo mbrëmje përpara gjumit.
Përbërësit e Çajit të Bananes:
1 banane
1 çajnik
1 majë luge me kanellë
Përgatitja e Çajit të Bananes:
Prijeni bishtin dhe majën e bananes dhe vendoseni me gjithë lëkurë në ujë të valuar.
Lëreni të ziejë për 10 minuta.
Përdorni një kullesë dhe hidheni çajin në një filxhan.
Nëse dëshironi mund të shtoni kanellën dhe ta pini një orë përpara gjumit.
Nëse shqetësoheni për shijen, nuk ka arsye, sepse ky çaj i ngrohtë është i shijshëm dhe çaji ka efekt qetësues.
Varësia e Rrezikshme Ndaj Ilaçeve të Gjumit
Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese.
Pavarësisht se me të marrë këtë ilaç, gjumi mund të duket i garantuar, duhet të dini se ilaçet shkaktojnë varësi , trullosje, dhe dëmtojnë sistemin qendror nervor.
E nëse nuk mjaftojnë këto, ilaçet e gjumit shkaktojnë:
Konstipacion
Marramendje
Vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën
Dhimbje stomaku
Dobësi
Lëvizje të panatyrshme gjatë gjumit
Ngadalësim të frymëmarrjes, shkruan shekulli. Kjo është vdekjeprurëse dhe e rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga astma.
Mungesa e Gjumit dhe Ndikimi në Organizëm
Kur trupi nuk pushon sa duhet (më pak se tetë orë) atëherë vuajtjet e trupit dhe organizmit janë të mëdha.