image "Buzëqeshjen tonë e more me vete Lir", postimi prekës i policit për kolegun që u vra aksidentalisht

Sociale

“Buzëqeshjen tonë e more me vete Lir”, postimi prekës i policit për kolegun që u vra aksidentalisht

news image

Të premten pak para mesnatës, polici, Fatlum Mehmeti dyshohet se qëlloi aksidentalisht me armë zjarri kolegun e tij, Lirim Haxhollin, i cili u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, sot familjarë, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe mijëra qytetarë i dhënë lamtumirën e fundit sot, Lirim Haxhollit, djalit të vetëm në familje.

Njëri nga kolegët, i cili edhe ishte i pranishëm në ngjarjen tragjike shkroi një poezi për të përkujtuar Lirim Haxhollin.

Poezia e zyrtarit policor, A.Morina:

Kangët na u sosën Lir

E fuqitë na u shterrën vlla,

Idhshëm na le bre Lir

Zemra na u thy,

E shpirti na u këput merzije,

Buzëqeshjen tonë e more me vete Lir,

se vajin kem me ruejt pergjithmonë,derisa t’kujtojmë ty vlla

Ty, që dorën tane e patëm gjithmonë të shtrirë

mu mbështet te ti sa herë patëm nevojë.

Lir,Bahu engjull mbi krahtë tonë,

Forcën me na kthykur t’gjunjëzohum dhimbjesh,

Se t’fortë ma s’mujmë me kanë

E ti fjalën e vllaut e ki

Kurrë s’do të jesh i harruem,

I buzëqeshun ki me kanë gjithmonë n’kujtimet e mija.

Pusho në paqe, Lir.

A.M.

Ndërkohë, lidhur me rastin Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për 6 zyrtarët policorë të cilët u arrestuan pas festës tragjike në Zllatar.

Fatlumit, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji. 

Ndërsa për 5 zyrtarët policorë të tjerë Gëzim Tahiri, Enis Imeri, Florent Ahmeti, Elit Thaqi dhe Bleart Misiri, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se Prokurorja e çështjes Besa Limani ka vendosur që 9 zyrtarët policorë t’i marrë në cilësi të dyshuarit për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

15 zyrtarë policorë janë të suspenduar nga IPK për 72 orë dhe nesër pritet t’ju vazhdohet suspendimi.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/