Artisti i mirënjohur, Butrint Imeri sot ka bërë të ditur për fansat dhe publikun se për këngën e radhës ka bashkëpunuar me Taynën dhe Mozzik, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkohë, Butrinti ka publikuar edhe pamje nga prapaskenat të videoklipit, teksa shihen të tre artistët së bashku gjatë xhirimeve.
Gjithashtu në pamjet e publikuara nga këngëtari, shihet edhe ekipi i xhirimit të klipit muzikor.
Theksojmë se ky është bashkëpunimi i parë, mes treshes së showbizzit shqiptar.
Ndryshe Butrint Imeri, ditën e djeshme, përmes një fotosesioni ka paralajmëruar, se do sjell diçka të re për publikun.