image Bëhuni gati/ Hiti i verës po vjen nga Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik

Bota e Yjeve

Bëhuni gati/ Hiti i verës po vjen nga Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik

news image

Këngëtari me numrin pothuajse më të madh të fansave në Kosovë dhe Diasporë, Butrint Imeri edhe projektin e radhës do e lansojë bashkëpunim, ku kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me Taynën dhe Mozzik, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram, Butrint Imeri ka njoftuar se kënga e re ka titullin, “Pare” dhe është bashkëpunim.

Menjëherë pas publikimit të postimit, Butrinti mori pëlqime të shumta dhe komente nga fansat, të cilët mezi presin lansimin e projektit muzikor.

Vlen të theksohet se kënga “Pare”, do publikohet me videoklip.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Butrint Imerit, është bashkëpunimi me reperin, Don Xhon që deri më tani ka arritur 47 milionë shikime në YouTube.

/GazetaSinjali/