image Stresi: Tayna është reperja më e mirë shqiptare, Dafina Zeqiri është diva

Bota e Yjeve

Stresi: Tayna është reperja më e mirë shqiptare, Dafina Zeqiri është diva

news image

Banorët e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të komentohen pothuajse për secilin veprim apo deklaratë që bëjnë.

Edhe së fundmi disa prej tyre kanë folur për preferencat e tyre të artistëve në vendin tonë. Ishte banori i ri Fis Juniku që pyeti Stresin, Gjonin dhe Xhulin se cila sipas tyre është reperja më e mirë në Kosovë.

Reperi nga Shqipëria u përgjigj duke thënë që sipas tij është Tayna. Kjo u kundërshtua nga Xhuli që u shpreh se ajo është ‘copy-paste’ dhe ndikohet nga artistët amerikane.

“Nëna e rap-it në Kosovë për mua është Tayna, është më shumë duke e bërë stilin e rap-it, ajo t’i merr 15 mijë për 35 minuta, i merr 25 mijë vetëm për 31 dhjetor nuk është duke i marr kot ato, Dafina Zeqiri është diva, kjo është shija ime”, ka thënë Stresi.

/GazetaSinjali/