image Tayna publikon një “Freestyle”, nuk mungojnë kunjat për “kundërshtarët” - VIDEO

Bota e Yjeve

Tayna publikon një “Freestyle”, nuk mungojnë kunjat për “kundërshtarët” – VIDEO

news image

Rep artistja Tayna vazhdon të mbetet ndër emrat më të kërkuar në diskografinë shqiptare falë përkushtimit të saj ndaj muzikës që krijon dhe projekteve të reja, të cilat i publikon në goxha intervale të shkurtra kohore.

Gjatë ditës së sotme, Tayna, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala, ka publikuar një këngë të re të tipit “Freestyle”, njofton Klankosova.tv.

Që në minutat e parë të publikimit, “Freestyle” i Taynas ka nisur të marrë qindra komente, ku e përgëzonin artisten për interpretimin dhe shkrimin e repturave.

Sigurisht, nuk kishin si të mungonin edhe disa kunja për kolegët e saj, sidomos atyre nga bota e muzikës rep – për detaje të tjera, dëgjojeni vet këtë prurje të re artistike nga Tayna.

View this post on Instagram

A post shared by Tayna (@tayna)

/GazetaSinjali/