image "Kuku zemra jem, qa na bone", Butrint Imeri këndon bashkë me fansat në Zvicër

Bota e Yjeve

“Kuku zemra jem, qa na bone”, Butrint Imeri këndon bashkë me fansat në Zvicër

news image

Këngëtari i shumë hiteve, Butrint Imeri sot ka paralajmëruar se gjatë javës do sjell risi nga karriera por që nuk ka dhënë detaje shtesë për publikun dhe fansat e shumtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, këngëtari i hitit ‘Dujem’, po vazhdon me performancat në koncerte i cili po interpreton projektet e tij muzikore qoftë bashkëpunimet dhe ato solo.

Së fundmi ka qenë në Bern të Zvicrës i cili ka publikuar video në storien e tij në Instagram teksa dëgjohet duke kënduar bashkë me publikun projektin muzikor ‘Kuku’.

Natyrisht se të gjithë artistëve ju duhen shumë vite në skenë për t’i njohur gjithashtu edhe për t’i mësuar këngët e tyre, megjithatë kjo gjë nuk i është dashur Butrintit.

Për vetë faktin se hitet e tij nuk duhet shumë kohë që fansat t’i mësojnë tekstet e këngëtarit dhe të shndërrohen në hite.

‘Dujem’, ‘Kuku’, ‘Corazon’, e shumë këngë tjera të realizuara me videoklipe nga Butrinti për pak ditë pas lansimit kanë arritur mijëra shikime në kanalin zyrtar YouTube.

Sigurisht se Butrint Imeri nuk do të ndalet më kaq dhe do sjell edhe shumë këngë për fansat e tij në Kosovë dhe gjithë botën atje ku ka shqiptarë.

/GazetaSinjali/