image Busquets i shfrenuar me barazimin: Kartoni i kuq na kushtoi, ishte e turpshme

Futboll

Busquets i shfrenuar me barazimin: Kartoni i kuq na kushtoi, ishte e turpshme

news image

Sergio Busquets ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes me Granadan.

Barcelona nuk arriti më shumë sesa një barazim në udhëtim kundër Granada, duke luajtur 1:1.

Katalanët ishin në epërsi deri në fund, por në minutën e 89’ pësuan gol për të humbur dy pikë nga duart. Këtë, Busquets e vlerëson si të turpshme dhe thotë se kartoni i kuq vështirësoi punët.

“Pas golit të shënuar, duhej të mbanim topin më shumë, ta lëviznim sa nga njëra anë te tjetra. Nuk kishim nevojë të përfundonim aq shpejt aksionet”, ka thënë Busquets.

“Kartoni i kuq na kushtoi, ishte e turpshme”, shtoi spanjolli.

Barcelona vazhdon të mbetet në pozitën e gjashtë dhe jashtë zonës Champions. /Gazeta Sinjali Sporti/