Një grua nga Obiliqi ka njoftuar Policinë e Kosovës se burri i saj vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari pasi kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës, ishte larguar prej shtëpisë.
Policia thotë se nuk ka informacione për vendndodhjen e të dyshuarit.
“Obiliq, 18.09.2020-16:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar vazhdimisht është duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari pasi kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës ishte larguar prej shtëpisë dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.