Një person është arrestuar, pasi që i njëjti sipas Policisë dje në Gjakovë ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga plagët e marra viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”./GazetaSinjali/