Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Istog, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar rreth orës 07:00 për veprën penale “Dhunë Familjare”, shkruan Gazeta Sinjali.
Më tej, raportohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/