Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj djalit të saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin në Polici e ka deklaruar bashkëshorti i saj, i cili ka treguar se e dyshuara ka probleme psikike.
Lidhur me rastin Polici njofton se e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencës psikiatrike.
Ndërkohë, në çantën e të dyshuarës janë gjetur dy thika të cilat Policia i ka sekuestruar.
Lidhur me këtë ngjarje që ka ndodhur në Prishtinë është njoftuar edhe prokurori dhe me vendim të tij e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.