Një person ka vdekur aksidentalisht dje rreth orës 14:50 në Suharekë.
Viktima kishte humbur kontrollin e traktorit përderisa e drejtonte atë, kështu kërcen nga ai dhe goditet nga rimorkio.
Si pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku më pas vdesë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./Gazeta Sinjali/