Një person shtetas nga Shqipëria është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se e ka vjedhur veturën e një kosovari, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në Vërmicë.
Sipas policisë, rasti është ende në hetime.