Një burrë nga Lipjani ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia që nga data 3 e muajit nëntor, shkruan Gazeta Sinjali.
Bashkëshorti i të zhdukurës, zyrtarëve policorë iu ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.
Ndërkohë, rasti në polici është iniciuar si “Person i humbur”./GazetaSinjali/